World News in Albanian
Май
2025

Новости за 03.05.2025

Evropaelire.org 

Departamenti i Drejtësisë thotë se VOA mund të rinisë punën

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme, pasi transmetuesi u mbyll në mars nga administrata e presidentit Donald Trump, tha një organizatë joqeveritare për lirinë e medias dhe një punonjës i VOA. VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli dislokon trupa në jug të Sirisë

Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të mbrojnë minoritetin druze, pas përplasjeve të fundit sektare. “Ushtria izraelite është e vendosur në jug të Sirisë dhe është e përgatitur të parandalojë hyrjen e forcave armiqësore në zonat e fshatrave druze”, thuhet në deklaratën zyrtare, pa sqaruar nëse kjo është një dislokim i ri apo duke dhënë detaje për numrin e trupave që janë në terren. Druze është një pakicë fetare në Siri, që praktikon një degë të islamit shiit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, raportoi për 11 viktima “pas bombardimeve në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin në Han Junis” në jug të Gazës. Sipas tij, sulmi ndodhi në orën 03:00, sipas kohës lokale. Bassal tha për agjencinë AFP se tetë nga viktimat janë identifikuar se i përkasin familjes së njëjtë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë

Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve, në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Ushtria pakistaneze njoftoi se raketa e testuar, tokë-tokë, ka një rreze veprimi prej 450 kilometrash. Nuk ka pasur menjëherë ndonjë reagim nga India në lidhje me testimin, ndërkohë që ajo fajëson Pakistanin për sulmin me armë zjarri të 22 prillit në qytetin turistik të Pahalgamit, akuzë që mohohet nga Pakistani. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës. Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Читать дальше...