World News in Albanian
Май
2025

Новости за 05.05.2025

Evropaelire.org 

Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të arrijë në Izrael e papenguar

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë. Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj. Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

Konservatorët e kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë, e nënshkruan të hënën formalisht marrëveshjen për koalicion, në prag të fillimit të punës së Qeverisë së re gjermane të udhëhequr nga ta. Merz, 69 vjeç, do të betohet të martën si udhëheqës i ri i vendit me ekonominë më të madhe në Evropë, duke i dhënë fund një ngërçi politik gjashtëmujor në Berlin. Aleanca CDU/CSU e udhëhequr nga Merzi dhe partneri në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD)... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Letra e tretë: Kurti e fton LDK-në në bashkëqeverisje

Për herën e tretë, Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu pranua propozimi për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, andaj konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në tentativën e 11-të. Por, për ta gjetur një zgjidhje, Albin Kurti i dërgoi letër për koalicion qeverisës Lumir Abdixhikut të LDK-së. Nga kjo parti përmendën nevojën për kërkim falje nga Kurti për gjuhën që kishte përdorur në fushatë.

Evropaelire.org 

Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, njoftoi të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani njoftoi se - gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës për kohë të papërcaktuar, sipas zyrtarëve

Izraeli e ka aprovuar një plan të hënën për ta uzurpuar tërë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, sipas dy zyrtarëve izraelitë. Ky plan, nëse zbatohet, do t’i zgjerojë jashtëzakonisht shumë operacionet e Izraelit në Gazë dhe me shumë gjasë do të përballet me kundërshtime të ashpra ndërkombëtare. Ministrat e kabinetit izraelit e miratuan planin në orët e hershme të mëngjesit, disa orë pasi shefi i ushtrisë izraelite tha se ushtria po i thërriste dhjetëra mijëra ushtarë rezervistë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Padi ndaj Dodikut, akuzohet për fyerjen e boshnjakëve

Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Stojanoviq tha, në një postim në Facebook, se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyen dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore. Në një intervistë me NBC, më 4 maj, Trump deklaroi se shpërbërja e programit bërthamor të Iranit do të ishte “krejt çfarë do të pranoja”. Komenti përbën herën e parë që Trump ka thënë shprehimisht se çfarë dëshiron të bëjë me programin bërthamor të Iranit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive. Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

As përpjekja e njëmbëdhjetë nuk çon në konstituim të Kuvendit

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë... Читать дальше...