Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllove të internetit nën Detin Baltik
Autoritetet finlandeze dhe ato gjermane i kanë njoftuar komandantët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ato që dinë rreth dëmeve ndaj dy kabllove kyç të internetit nën Detin Baltik. Ministri gjerman i Mbrojtjes ka thënë se ekzistojnë dyshime për sabotim. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Olena Abramovych, shpjegon nga Finlanda se incidentet kanë ndodhur në kohën kur NATO-ja po mban manovra ushtarake në vendin nordik. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)