McKee: USAID-i do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike
Erin McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, i tha Radios Evropa e Lirë se prioritetet kryesore për Kosovën përfshijnë mbështetjen për integrimin euroatlantik dhe kalimin drejt një të ardhmeje energjetike më të gjelbër dhe të qëndrueshme. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të mundësive ekonomike për të ndalur ikjen e trurit dhe për të ndihmuar qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda vendit, duke forcuar demokracinë dhe një të nesërme më të mirë. McKee nënvizoi se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën kanë mbetur të palëkundura përkundër ndryshimeve të administratave dhe shprehu bindjen se angazhimi dhe përkushtimi amerikan ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.