MPJD: Nga 1 dhjetori, pa viza drejt Tajvanit
Nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt ishullit vetëqeverisës të Tajvanit.
Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili tha se regjimi pa viza vlen për poseduesit e pasaportave të rregullta, diplomatike apo zyrtare të Kosovës.
Aktualisht, qytetarët e Kosovës duhet të pajisen me vizë me të mbërritur në Tajvan.
“Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Ahmeti tha se lëvizja e lirë pa viza me Tajvanin do t’i hapë rrugë partneritetit ekonomik, shkëmbimeve në fushën e edukimit si dhe bashkëpunimit kulturor.
Tajvani e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008.
Kina – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës që një ditë të marrë nën kontroll ishullin.