Kurti: Ka të arrestuar dhe dëshmi materiale për sulmin në Ibër-Lepenc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të shtunën se disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit një ditë më parë.
“Policia po zhvillon hetime, ka kryer bastisje. Ka arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit të drejtë të Kosovë”, tha Kurti për gazetarë gjatë një vizite te kanali i dëmtuar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.
Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë për përfshirje në këtë sulm, nuk tregoi sa të dyshuar janë arrestuar dhe as nuk dha hollësi për provat që tha janë gjetur.
Kurti e vizitoi vendin e ngjarjes një ditë pas sulmit, nën shoqërimin e ministrit të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe kryeshefin ekzekutiv të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka.
Më herët të shtunën, Policia e Kosovës tha se është duke kryer bastisje në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm.
Nuk është thënë saktësisht se çfarë eksplozivi është përdorur në sulmin ndaj kanalit, por ministri Sveçla ka deklaruar se bëhet fjalë për “eksploziv që nuk është i lehtë për t’u gjetur në tregun e zi”.
Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme.
Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e dënuar shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”.
Ajo ka theksuar se ky akt “në mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë.
Si pasojë e dëmtimit të kanalit, Kurti kishte deklaruar se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e kryeqytetit, Prishtina, mund të mbeten pa ujë të pijshëm.
Megjithatë, Qeveria të shtunën ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit.
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.
Duke folur në Zubin Potok, Kurti tha sulmet e kësaj jave në veri kanë qenë “të organizuara dhe profesionale”.
“Këto sulme janë kryer nga profesionistë. Unë e pashë në vendin e ngjarjes, nuk ka mundësi këtë ta bëjë një individë apo dy apo gjyqtarët e zakonshëm. e ka bërë një organizatë që është profesionistes në sulme të tilla terroriste. Aftësinë kapacitetin interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha ai.