Pronat e Millan Radoiçiqit që do t’i shfrytëzojnë institucionet e sigurisë
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do t’i marrë në shfrytëzim pronat e sekuestruara të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Këto prona u sekuestruan pasi ai mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar. Dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave për institucionet e sigurisë e mundëson ndryshim-plotësimi i një udhëzimi administrativ nga Qeveria e Kosovës. Por, cilat janë këto prona dhe ku gjenden ato?