15 ноября 2025 года

World News in Albanian

Ноябрь
2025
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Все новости

Evropaelire.org 

“Të gjithë kundër Vetëvendosjes” - apo kështu i leverdis?

Lëvizja Vetëvendosje po e portretizon situatën politike si një front të bashkuar kundër saj, megjithëse vëzhguesit thonë se ky narrativ është më shumë strategjik se real, pasi bashkëpunimet ndërpartiake në zgjedhjet lokale kanë qenë të shumta. Kriza politike në qendër është thelluar nga pamundësia e Vetëvendosjes për të gjetur partnerë koalicioni, ndërsa kritikat ndaj kreut të partisë, Albin Kurti, lidhen me taktizime dhe përpjekje për të krijuar realitete të reja juridike përmes krizave.

Evropaelire.org 

Kriza e rëndë e thatësisë në Iran – nga hapësira

Imazhet satelitore të liqeneve dhe rezervuarëve kryesorë nëpër Iran tregojnë shkallën e thatësisë me të cilën po përballet vendi. Fotografitë e reja tregojnë sa shumë kanë rënë nivelet e ujit, në krahasim me një vit më parë. Si fajtorë kryesorë për krizën përmenden rënia e reshjeve dhe keqmenaxhimi i burimeve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

Evropaelire.org 

Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

Koalicioni qeveritar në Gjermani është pajtuar për një plan të ri ushtarak me qëllim të rritjes së numrit të trupave, pas disa muajve të mosmarrëveshjeve mes forcave politike. Plani i ri për shërbimin ushtarak parasheh që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular rreth gatishmërisë së tyre për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor. Ky vendim është marrë teksa Berlini përpiqet të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvecionale në Evropë. Shefi i kompanisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hulumtimi: Mungesa e besimit, ndër pengesat më të mëdha për bashkëjetesë ndëretnike në Kosovë

Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre rëndohen edhe më shumë nga mosbesimi i madh, sipas një hulumtimi të organizatës joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore (CASA). Hulumtimi me titullin “Raporti mbi indeksin e besimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, u prezantua më 13 nëntor në Prishtinë. Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet në... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bedri Hamza njofton se do të garojë për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor. Ai e shpalli kandidaturën një ditë pasi kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje dhe tha se do ta mbështeste Hamzën, nëse ky i fundit do të garonte për ta pasuar. “Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së”, shkroi Hamza në Facebook. Hamza – i cili garoi për kryeministër të vendit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon familjen Hysa për shpëlarje parash për kartelin meksikan përmes perandorisë së kazinove

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës". “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar shpëlarjen e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kulla Trump në Beograd: Monumenti i bombarduar nga NATO-ja, në qendër të mosmarrëveshjes

Një projekt për ndërtimin e një kompleksi, i udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është në rrugë për t’u bërë realitet në kryeqytetin serb. Mirëpo, protestuesit po bëjnë thirrje që ndërtesa e shkatërruar në luftë të mbetet si qendër përkujtimore për fushatën bombarduese të NATO-s kundër Jugosllavisë së dikurshme. (Përgatiti: Krenare Cubolli)