Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Bosnje
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë më 6 tetor po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe të pastrimit të rrënojave. Reshjet e shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Bosnje, duke lënë të vdekur të paktën 18 persona. Edhe të paktën 10 persona konsiderohen të zhdukur. Për shkak të situatës së rënduar, shtete të Bashkimit Evropian, por edhe shtete fqinje i kanë dalë në ndihmë Bosnjës.