Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë për klimën nuk mjaftojnë
Shtetet e pasura që kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29) janë pajtuar për të ndarë 300 miliardë dollarë në vit, për t’i financuar shtetet e varfra teksa përballen me efektin e ndryshimeve klimatike.
Shtetet pranuese të fondeve e kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se fondet janë të pamjaftueshme.
Marrëveshja, e arritur pas konferencës dyjavore, që është mbajtur në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, është përshkruar një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të zvogëluar ritmin e ngrohjes globale.
Disa delegatë e kanë duartrokitur marrëveshjen, por të tjerë kanë thënë se vendet e pasura nuk po bëjnë mjaftueshëm.
“E them me keqardhje që ky dokument nuk është asgjë përveç një iluzioni optik”, ka thënë përfaqësuesja e Indisë, Chandni Raina, pak pasi është arritur pajtueshmëria.
“Sipas mendimit tim, ajo nuk do t’i adresojë sfidat madhore me të cilat përballemi. Prandaj e kundërshtojmë miratimin”.
Shefi i OKB-së për çështje të Klimës, Simon Stiell, i ka pranuar vështirësitë në negociata, mirëpo ka thënë se rezultati është një lloj sigurimi për njerëzimin kundër ngrohjes globale.
“Ka qenë rrugëtim i vështirë, mirëpo kemi marrëveshje”, ka thënë Stiell.
“Kjo marrëveshje do të nxisë prodhimin e energjisë së pastër dhe do t’i mbrojë miliarda jetë”.
Marrëveshja parasheh që vendet e pasura duhet t’i ndajnë së bashku 300 miliardë dollarë për çdo vit deri më 2035, në krahasim me zotimin prej 100 miliardë dollarësh, të vitit 2020.
Marrëveshja parasheh që konferenca e ardhshme e OKB-së të mbahet në Brazil, përgjatë së cilës vendet pjesëmarrëse do të përcaktojnë hapat që do të ndërmarrin në dekadën e ardhshme kur është fjala për çështje klimatike.
Shumica e vendeve të botës po bëjnë përpjekje që të zbatojnë premtimin e bërë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale të Tokës në 1.5 gradë Celsius, pasi çdo rritje më e madhe mund të rezultojë me pasoja katastrofale për natyrën.
Nëse nuk merren hapa për të ndryshuar situatën aktuale, shkencëtarët parashohin që temperatura globale do të arrijë në 3.1 gradë Celsius deri në fund të shekullit.