Çka mendojnë të rinjtë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
“Dialogu nuk i zgjidh problemet e serbëve në Kosovë”. “Serbët ta pranojnë realitetin dhe Kosovën e pavarur”. Kështu e komentojnë Petra nga Leposaviqi dhe Leona nga Prishtina - të dyja studente - dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.