Trump do që t’ua mohojë shtetësinë automatike fëmijëve të lindur në SHBA
I quajtur “Mbrojtja e kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane”, urdhri ekzekutiv i presidentit Donald Trump kundërshton shtetësinë për foshnjat e lindura në SHBA nga prindër që nuk janë as shtetas e as banorë të përhershëm të ligjshëm.