26 марта 2026 года

World News in Albanian

Март
2026
27
28
29
30
31

Все новости

Evropaelire.org 

SHBA-ja dhe Irani me plane të ndryshme për paqe, teksa luftimet vazhdojnë

Irani duket se ka refuzuar një plan amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës që është përhapur në Gjirin Persik dhe ka tronditur tregjet globale të energjisë. Pas paralajmërime për një refuzim nga ana e Teheranit, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, do të goasë Iranin edhe më fortë, nëse Republika Islamike nuk pranon se janë "mposhtur ushtarakisht". "Presidenti Trump nuk bën blof dhe ai është i përgatitur që Irani të përballet me ferr. Irani nuk duhet të bëjë sërish llogaritje të gabuara. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Supremja vendos që pensionistëve kontributpagues t’iu njihen diplomat edhe pas janarit 1991

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm një nen të një udhëzimi administrativ që kërkonte nga pensionistët kontributpagues të dëshmonin nivelin e shkollimit para 1 janarit të vitit 1991 me qëllim që të përfitonin nga kriteri i kualifikimit. Supremja tha se ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të një udhëzimi administrativ të miratuar më 2015, që rregullon kategorizimin e kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

DnV kundërshton vendimin e Osmanit për anëtarët e KQZ-së

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) e ka kundërshtuar vendimin e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas DnV-së, ky veprim i Osmanit “vonon kompletimin e institucionit në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore”. Një ditë më parë, Presidenca tha se partitë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë. Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në të cilën do të marrë pjesë komisionarja Kos është caktuar për 20 prill. Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dëgjimore. Читать дальше...

Evropaelire.org 

12 aerodromet e braktisura të Kosovës

Kosova, me 1.5 milion banorë, ka vetëm një aeroport ndërkombëtar të certifikuar që e lidh me botën: Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Evropaelire.org 

Trump thotë se SHBA-ja është në bisedime për t’i dhënë fund luftës, me gjithë mohimet nga Irani

Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara po “bisedojnë me njerëzit e duhur në Iran” lidhur me një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërkohë që Teherani kreu sulme ndaj Izraelit dhe Kuvajtit dhe mediat amerikane raportuan se mijëra trupa shtesë mund të dërgohen në rajon. Gazeta amerikane New York Times dhe televizioni izraelit Channel 12 raportuan se SHBA-ja ia ka dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika. Ato cituan zyrtarë të paidentifikuar, ndërsa as administrata Trump e as... Читать дальше...