World News in Albanian

Osmani: Kosova mund të jetë e suksesshme në shtrirje të sovranitetit, bashkë me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të shtunën Radios Evropa e Lirë se veprimet për shtrirje të sovranitetit në Kosovë, janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët. Ajo i ka bërë këto deklarata, pasi është pyetur rreth reagimeve të Perëndimit më 30 gusht, pas mbylljes së pesë objekteve paralele në veri të Kosovës. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë dhe kanë cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e vendit. (Realizimi: Mykola Lebediev dhe Lendi Susuri)

Читайте на 123ru.net