World News in Albanian

Pas masakrës së Besllanit: Rruga drejt “shpëtimit” e një nëne që humbi fëmijën

Kjo është një histori e padëgjuar e asaj që ka ndodhur pas masakrës së vitit 2004 në Besllan të Osetisë së Veriut, e cila zuri ballinat e mediave botërore si një prej momenteve më të përgjakshme në betejën e Rusisë me militantët çeçenë. Mësuesja e muzikës, Dina Kargiyeva, humbi vajzën e saj 11-vjeçare gjatë kaosit që çoi në 330 të vrarë, në mes të një përpjekjeje të ngathët të forcave speciale për të liruar qindra fëmijë që ishin marrë peng në një shkollë. Fillimisht, Kargiyeva nuk donte të jetonte më. Më vonë, ajo provoi fekondimin in vitro dhe surrogacinë, por nuk pati sukses. Në fund, si 44-vjeçare, ajo adoptoi një vajzë që, siç thotë ajo, ishte “shpëtimi i saj”. Në përvjetorin e 20-të të rrethimit, autori i dokumentarëve, Dmitri Beliakov, kujton takimin me Kargiyevan dhe rrëfen historinë e saj. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)

Читайте на 123ru.net