World News in Albanian

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Azia, Afrika e Australia...


Përgjatë dhjetë muajve të parë të 2024-tës, në Kosovë kanë hyrë dhjetëra mijëra vetura nga vende të huaja.


Si në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, Gjermania mbetet eksportuesja më e madhe e veturave në Kosovë.




Ndonëse Gjermania mban vendin e parë, viteve të fundit janë importuar shumë vetura edhe nga vendet aziatike si: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia.




Për importimin e këtyre veturave u shpenzuan qindra miliona euro.


Nëse vazhdon trendi i njëjtë edhe gjatë pjesës së fundit të këtij viti, 2024-ta do të bëhet viti me më së shumti shpenzime për importim të veturave nga jashtë.




Këto shpenzime kanë rezultuar edhe në të ardhura për shtetin, për shkak të taksave që paguhen kur importohen veturat - taksa e doganës, akciza dhe TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).


Taksa e doganës është një tarifë që aplikohet bazuar në vlerën e mallit, kur ai të importohet dhe të eksportohet.


Akciza është një tarifë e veçantë që zbatohet mbi disa produkte që cilësohen si mallra luksi.


Ndërsa, TVSH-ja është një tatim që paguhet nga blerësi i fundit i një shërbimi apo një produkti.


Të gjitha këto taksa së bashku gjenerojnë të ardhura për shtetin.


Në Kosovë, ato kanë gjeneruar tashmë më shumë të ardhura sesa në vitet e kaluara, ende pa i llogaritur dy muajt e fundit të vitit.




Për veturat elektrike, në Kosovë është paraparë lirimi nga taksa e regjistrimit, në mënyrë që të nxitet blerja e tyre, si ndotëse më të vogla të ambientit.


Megjithatë, shumica e veturave të importuara në Kosovë nuk janë elektrike.


Pjesa më e madhe e tyre as nuk janë të reja, por të përdorura.




Ligji për automjetet në Kosovë parasheh që veturat e importuara që janë më të vjetra se dhjetë vjet, nuk mund të regjistrohen.


Përkundër kësaj, në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë importuar 42 vetura të tilla.


Pa mundësinë e regjistrimit, ato mund të përdoren vetëm për pjesë këmbimi. 

Читайте на 123ru.net