SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë edhe zyrtarë e gazetarë
Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) njoftoi të martën se e ka shkatërruar një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë edhe ish-zyrtarë dhe gazetarë.
Në një njoftim për media, SPAK-u tha se kjo organizatë e kishte bazën në Elbasan, qytet në qendër të Shqipërisë, dhe shtrihej në vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerikës Latine. Hetimi është bazuar në komunikimet e koduara në aplikacionin SKY/ECC, dhe është kryer me ndihmën e Europolit, sipas saj.
Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 21 persona, ndërsa për 18 persona paraburgim, në mesin e të cilëve edhe drejtuesi dhe anëtarë të grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtare.
Ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni, është duke vuajtur dënimin për një tjetër rast bashkëpunimi me elementë kriminalë. Ndërsa ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu, ndodhet në arrest shtëpiak, pasi po hetohet për korrupsion.
Për një avokat është urdhëruar arrest shtëpiak, ndërsa për 2 gazetarë detyrim për t’u paraqitur në polici.
Drejtuesi i kësaj organizate është Suel Çela, i cili pavarësisht masës së sigurisë së dhënë ndaj tij, ndodhet prej vitesh në kërkim.
"Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Organizata kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal, i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Sipas SPAK-ut, e gjithë veprimtaria e tyre financohej nga paratë që përfitoheshin nga trafikimi i lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Prokuroria ka dokumentuar disa ngjarje kriminale ku është i përfshirë ky grup, duke nisur nga tentativa për vrasjen e një prej kundërshtarëve, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e dy vrasjeve në vitin 2020, tentativa për trafikimin e rreth 930 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Evropë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe të 466 kilogramëve kokainë në të njëjtën linjë, në janar të 2021.
Kjo organizatë ka ndikuar përmes korrupsionit në sistemin e drejtësisë, policisë dhe medias, tha SPAK.
Prokuroria thekson se drejtuesit e kësaj organizate kishin korruptuar funksionarë të policisë dhe gjyqësorit, të cilët “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”.
Gjithashtu, përmes këtyre lidhjeve ndikonin tek gjykatësit me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit ndaj anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.
Drejtuesit e organizatës kanë synuar manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik përmes bashkëpunimit me dy gazetarë, vlerëson SPAK.
Prokuroria thotë se “kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme, dy gazetarët kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.
Në lidhje me trafikimin e kokainës, SPAK nënvizon se organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.
"Kokaina transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte evropiane me destinacion shtetet si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj", sipas SPAK-ut.
Prokuroria thekson se ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.
Paratë që përfitoheshin nga trafiku i kokainës investoheshin në blerjen e lëndës narkotike, ndërsa një pjesë në biznese që në dukje ishin të ligjshme.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust si dhe me autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane.