KRU Mitrovica thotë se ka filluar furnizimin e “kufizuar” me ujë, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës, KRU Mitrovica, njoftoi të shtunën vonë se e ka rifilluar furnizimin me ujë të pijshëm në mënyrë të kufizuar, një ditë pasi një shpërthim i cilësuar si "terrorist" nga autoritetet kosovare e dëmtoi rëndë kanalin e Ibër-Pelencit në një fshat në veri të Kosovës.
“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë te konsumatorët të cilët gjenden në pika të ulëta, e gradualisht uji do të arrijë edhe në kate të larta të banesave kolektive”, tha KRU Mitrovica në një postim në Facebook natës e së shtunës.
Shpërthimi ndaj kanalit në Varragë të komunës së Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit që rrezikoi furnizimin me ujë dhe rrymë në një pjesë të madhe të vendit.
Autoritetet kosovare reaguan shpejt për t’i ndrequr dëmet pjesërisht, duke vendosur gjashtë gypa brenda kanalit për ta mundësuar vazhdimin e furnizimit më ujë nga ky kanal.
Banorë nga një pjesë e Mitrovicës së Jugut u ankuan se kishin mbetur pa furnizim me ujë nga ora 22:00 të premten, si pasojë e këtij sulmi për të cilin autoritetet kosovare e fajësojnë Serbinë.
KRU Mitrovica nuk tregoi se në cilat vende ka rifilluar furnizimi me ujë, por ajo i luti konsumatorët të që të përdorin ujin “sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”.
Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
KRU Mitrovica funksionin si ndërmarrje publike dhe i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.
Në rrjetin e saj janë të kyçur mbi 100.000 banorë nga këto rajone.
Më herët gjatë mbrëmjes, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha në Facebook se autoritetet në bashkëpunim me kompani rajonale për furnizim me ujë, kanë sjellë autobotë me ujë në disa komuna, për të ndihmuar në furnizimin e vendeve të prekura.
"Në Mitrovicën e Veriut - në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Jugut - në tri lokacione përfshirë në sheshin e qytetit, në Zveçan - afër Kuvendit Komunal, si dhe në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë ku gjatë ditës ka pasur reduktime", tha ajo në Facebook.
Të shtunën në mëngjes, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i papijshëm, si pasojë e shpërthimit.
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për "sulm kriminal dhe terrorist" në Ibër-Lepenc, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare.
Autoritetet kosovare njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar janë arrestuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.
Sulmi u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që e cilësuan si “akt terrorist”