Beqireviq: Dodik dhe Vuçiq po përmbushin qëllimin strategjik të putinizmit, ndalimin e integrimeve në BE
Gjithçka që dihet për "putinizmin", një formë autokracie që është konservatore dhe populiste dhe që lidh në mënyrë mitike Rusinë dhe Putinin, në masë të madhe mund të shihet edhe në Serbinë e Vuçiqit, thotë për REL-in Edina Beqireviq, autore e librit “Putinizmi në Ballkanin Perëndimor”.