World News in Albanian

Një studente dizajni, “plot shpresë”, qëllohet pas koke nga forcat iraniane

Robina Aminian, një grua kurde 23-vjeçare, e cila studionte dizajn mode në Teheran, është ndër mijëra protestuesit që kanë humbur jetën gjatë shtypjes shtetërore iraniane ndaj protestuesve antiqeveritarë. Të afërmit e saj thonë se ajo u qëllua nga afër, në pjesën e pasme të kokës. Tezja e Aminianit, e cila jeton në Norvegji, i tha shërbimit të Radios Evropa e Lirë në gjuhën persiane, Radio Farda, se dëshiron “ta ndajë këtë krim me gjithë botën”, edhe pse një bllokadë e internetit po pengon daljen në dritë të më shumë detajeve rreth dhunës. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Ibrahim Berisha)

Читайте на сайте