World News in Albanian

Banorët e Kievit mërdhijnë nëpër banesa pa rrymë dhe ngrohje

Mijëra banesa në Kiev vazhdojnë të jenë pa ngrohje dhe rrymë si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë. Disa banorë thonë se temperaturat nëpër ambiente të brendshme kanë rënë në 1 gradë Celsius, situatë që i ka detyruar ta bëjnë gjumin me shumë shtresa të rrobave. Disa prej tyre janë zhvendosur përkohësisht te familjarët. Spitalet dhe institucionet tjera shtetërore po ofrojnë shërbime vetëm falë gjeneratorëve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)

Читайте на сайте