Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira
“Deri te Hani i Elezit për barna...”, është fjalia që e dëgjojnë rojtarët kufitarë në pikën kufitare të Bllacës mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sidomos gjatë fundjavave, kur pyesin shtetas maqedonas se ku po shkojnë në shtetin fqinj.