21 ноября 2024 года

World News in Albanian

Ноябрь
2024
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Все новости

Evropaelire.org 

Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë

Alyaksandr Lukashenka, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi. Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë. Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë. Përmes një postimi në X, Bislimi reagoi ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit. “[Vendimi i Gjykatës Kushtetuese serbe] shkel të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk kanë besim në sistem dhe hezitojnë të iniciojnë procedura gjyqësore”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policia gjen armatim dhe uniforma ushtarake në veri

Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një fshat të Komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Sipas njoftimit, Policia ishte duke kërkuar një të dyshuar, të identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge të gjetur në fshatin Qukiq disa vjet më parë, kur në lokacionin ku dyshohej se gjendej ai, u gjet armatim. “I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gazë

Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gazë. Uashingtoni tha se vendosi veto pasi armëpushimi nuk ishte i lidhur me lirimin e menjëhershëm të pengjeve që u morën nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi me 14 vota për dhe 1 kundër rezolutës së sponsorizuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreziku dhe mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme në rrjete sociale

Trendët e internetit shpesh tërheqin fëmijët, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshëm. Tiktok-u është renditur nga fëmijët kosovarë si një ndër platformat ku bullizmi është prezent më së shumti, sipas një ankete të organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova. Në këtë video, flasim për sfidat dhe mënyrat më efektive për t'i mbrojtur ata nga përmbajtjet e dëmshme.

Evropaelire.org 

FFK thotë se do t’i drejtohet CAS-it pas vendimit të UEFA-s

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, duke e humbur atë me rezultat zyrtar 3:0. Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëroi se këtë vendim do ta adresojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. UEFA tha se Kosova humbi lojën në tavolinë për shkak se ishte përgjegjëse për ta luajtur atë deri në fund dhe me braktisjen e saj, ajo shkeli nenin 25.01 të Rregullores së Ligës së Kombeve të UEFA-s. “Federata e Futbollit e Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shumti fëmijët në Kosovë

Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizimi kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova. Sipas anketës, Zërat e Rinj, 78 për qind e fëmijëve thanë se bullizimi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollën e tyre. E njëjta përqindje vlen edhe për TikTok-un, pasuar nga rrjeti tjetër social Snapchat me 57 për qind. Të anketuarit po ashtu kanë thënë se bullizim ndodh edhe në Instagram (45... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët

Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët. Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër. “Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Apo të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat

Autoritetet iraniane janë duke i përdorur ekzekutimet si “mjet frike”, posaçërisht kundër pakicave, kundërshtarëve dhe shtetasve të huaj, tha të mërkurën organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë theksoi një rritje rishtazi të dënimeve kapitale kundër këtyre grupeve, duke nënvizuar se ka shkelje të pakontrolluar të proceseve gjyqësore në dhënien e dënimeve. Sipas Grupit Iranian për të Drejtat e Njeriut, në 10 muajt e parë të këtij viti janë ekzekutuar të paktën 651 njerëz në Iran ... Читать дальше...