World News

Aktakuzë për kosovarin që deshi të shkojë në Siri për të luftuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili ka pasur për qëllim t’iu bashkohet organizatave terroriste në Siri.


Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri, më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë, është nisur për në Siri, me qëllim që t’iu bashkohet grupeve ekstremiste atje.


"Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është zënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë", thuhet në një komunikatë të prokurorisë.


Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para-policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës.


Kosova tashmë ka një ligj, i cili dënon çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja deri në 15 vjet burgim.

Читайте на сайте