World News in Albanian

Bill de Blasio edhe një mandat kryetar i Nju Jorkut

Bill de Blasio do të fillojë mandatin e tij të dytë si kryetar i Nju Jorkut, gjatë një ceremonie ku do të kryejë betimin, transmeton AP.


Ai është rizgjedhur lehtë gjatë muajit nëntor në këtë pozitë, duke u bërë demokrati i parë që është rizgjedhur kryetar i Nju Jorkut që prej Edward Koch më 1985.


De Blaisio ka përmendur si suksese të mandatit të tij të parë, invenstimet në qytet, banimin e përballueshëm dhe përpjekjet për të zvogëluar krimin.


Ai është prezantuar si lider kombëtar në politika zhvilluese.


Ceremonia, e cila pritet të mbahet në ambient të hapur, vjen në kohën kur temperaturat në Nju Jork janë shumë të ulëta.

Читайте на сайте