World News in Albanian

Hetime të dy shteteve për vdekjen e 52 udhëtarëve në një autobus

Presidenti i Kazakistanit, Nurslutan Nazaraev, i ka dërguar telegram ngushëllimi kolegut të tij në Uzbekistan, Shavkat Mirziyoev, derisa të dy vendet kanë hapur hetime për shkaqet e përfshirjes së një autobusi nga zjarri, me ç’rast janë vrarë 52 shtetas të Uzbekistanit, derisaa ata udhëtonin nëpër Kazakistan.


Nga ky incident tragjik kanë shpëtuar vetëm pesë udhëtarë.


Incidenti i këtillë ishte më vdekjeprurësi që ka ndodhur në pesë vitet e fundit në botë.


Zyrtarët kanë thënë se autobusi dje në mëngjes ishte përfshirë nga zjarri, 10 kilometra afër fshatit Qalybai, në një autostradë, që e lidhë qytetin rus Samara me qytetin jugor Shymkent në Kazakistan.

Читайте на сайте