World News in Albanian

Arrihet marrëveshje për rihapjen e Qeverisë amerikane

Mbyllja e Qeverisë amerikane do të përfundojë pasi republikanët dhe demokratët e Senatit kanë arritur marrëveshje për ligjin e financimit.


Demokrati Chuck Schumer tha se partia do të votojë për rihapjen e qeverisë dhe se negociatat me republikanët për migrimin do të vazhdojnë.


Qeveria është mbyllur mesnatën e së premtes, pasi palët nuk kanë arritur të merren vesh për ligjin për financat, ndërsa pikë kryesore e mosmarrëveshjes ka qenë imigrimi.


Demokratët po punojnë për kalimin e një legjislacioni, i cili do t'i mbrojë imigrantët e rinj nga dëbimi.


Schumer tha se mbyllja treditëshe e qeverisë pritet të përfundojë brenda orësh.

Читайте на сайте