SHBA publikon Raportin e Kremlinit
Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të gjatë të zyrtarëve rusë dhe oligarkëve, që mund të jenë shënjestra të sanksioneve. Në mesin e tyre janë zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dhe miliarderi Roman Abramovich, të cilët, sipas autoriteteve amerikane, kanë bërë pasuri ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus, Vladimir Putin.