World News in Albanian

Disa të plagosur në një stacion të metrosë në Tbilisi

Kryebashkiaku i Tbilisit, Kakha Kaladze, tha se 14 njerëz janë plagosur nga shembja e një pjese të tavanit në një stacion të metrosë.


Incidenti ka ndodhur të martën në stacionin Varketili të kryeqytetit të Gjeorgjisë.


Kaladze, i cili i ka vizituar të plagosurit në spitalin Ingorokva, tha se në mesin e tyre ka edhe fëmijë.


Ai u tha gazetarëve se qyteti do të paguajë për të gjitha shpenzimet mjekësore për të plagosurit.


Policia e Transportit në Tbilisi ka nisur të hetojë rastin.

Читайте на сайте