World News in Albanian

OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan rrjetin social Facebook për "rol vendimtar" në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.


Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit tha se Facebook është "shndërruar në bishë".


Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht.


Misioni Faktmbledhës i OKB-së në Mianmar tha se Facebook "ka kontribuar substancialisht në nivelin e armiqësisë te publiku i gjerë kundër myslimanëve Rohingya".


"Gjuha e urrejtjes sigurisht që është pjesë e kësaj", tha kreu i misionit të OKB-së, Marzuki Darusman.


Facebook, në reagim, tha se nuk ka "vend për gjuhë të urrejtjes" në këtë platformë.

Читайте на сайте