World News in Albanian

Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Itali

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.


Mandatari për kryeministër, Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave, derisa qeveria e re pritet të formohet të premten.


Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë.


Presidenti Mattarella ka kundërshtuar më herët propozimin e Contes për emërimin e euroskeptikut, Pablo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë.


Ky hap i presidentit kishte nxitur Conten të heqë dorë nga formimi i qeverisë.


Të enjtën më pas, të dy janë pajtuar që Giovanni Tria të jetë në krye të kësaj ministrie dhe Conte të tentojë të formojë sërish qeverinë.

Читайте на сайте