World News in Albanian

Assad ngre mundësinë e luftës me SHBA-në

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, theksoi mundësinë e një konflikti midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse ato nuk tërhiqen nga ky vend.


Në një intervistë për televizionin RT, Assad tha se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë.


Por, ai tha se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme.


Assad po ashtu tha se amerikanët duhet të largohen dhe se Uashingtoni duhet ta  ketë mësuar "leksionin" nga përvoja e tij në Irak.


"Njerëzit nuk do të pranojnë më të huaj në këtë rajon", tha Assad.


Kërcënimi i Assadit se do të përdorë forcën kundër aleatëve ameirkanë në Siri dhe rreth 2,000 trupave amerikane atje, nxiti reagimin e Pentagonit.


"Çdo palë e interesuar në Siri duhet ta kuptojë se sulmet ndaj forcave të SHBA-së ose partnerëve tanë të koalicionit, janë një politikë e keqe", tha gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Читайте на сайте