World News in Albanian

Talibanët vazhdojnë sulmet vdekjeprurëse në Afganistan

Tetëmbëdhjetë forca afgane të sigurisë dhe dy civilë u vranë nga sulmet në postblloqet në provincat Badgis dhe Kandahar.


Sulmet u kryen nga militantët talibanë, thanë zyrtarët afganë.


Së paku 14 ushtarë dhe dy civilë u vranë në provincën Badgis, konfirmuan anëtarë të këshillit provincial për mediat lokale.


Në Kandahar, katër policë u vranë gjatë përpjekjeve të tyre për të liruar 32 punëtorë ndërtimi, që mbaheshin peng nga talibanët.


Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.

Читайте на сайте