World News in Albanian

Golat e Xhakës dhe Shaqirit mundin Serbinë

Zvicra mundi Serbinë në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror të Futbollit.


Serbia doli në epërsi në minutën e pestë me golin e Aleksandar Mitroviqit, ndërsa ndeshja u barazua në minutën e 52-të me golin e Granit Xhakës.


Goli fitues u shënua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të.


Xhaka dhe Shaqiri janë dy nga katër shqiptarët që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, së bashku me Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin.


Ndeshja u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë.

Читайте на сайте