World News in Albanian

Ukraina nuk e njeh Kosovën, “respekton interesat e Serbisë”

Serbia e ka respektuar dhe do ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës, tha të martën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, në Beograd.


Vuçiq e falënderoi Ukrainën për, siç tha, respektimin e integritetit territorial të Serbisë.


“Shpresojmë dhe duam që të gjitha problemet në Ukrainë, të zgjidhen në mënyrë të qetë”, tha Vuçiq.


Poroshenko, në anën tjetër, tha se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën dhe se problemi i saj duhet të zgjidhet duke respektuar interesat e Serbisë.


“Mund të konfirmoj se Ukraina dhe Serbia nuk kanë asnjë problem në marrëdhëniet dypalëshe”, tha Poroshenko.


 

Читайте на сайте