World News in Albanian

Zvicra eliminohet nga Kampionati për Kupën e Botës

Kombëtarja e Zvicrës është eliminuar në garë për të fituar Kupën e Botës, në Kampionatin e futbollit që po zhvillohet në Rusi.


Në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër Suedisë ata nuk kanë kaluar tutje, pas rezultatit 1:0 në favor të kombëtares suedeze.


Suedia përndryshe do të marrë pjesë në çerekfinalen e kësaj gare për herë të parë pas 24 vjetësh.


Fituesi i ndeshjes Angli-Kolumbi do të përballet me ekipin suedez në çerekfinale.


Kombëtarja e Zvicrës ka fituar vëmendje në këtë kampionat për shkak të diversitetit në mes të ekipit, në mesin e tyre edhe katër lojtarë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami.


Finalja e këtij Kampionati do të mbahet në Stadiumin Luzhniki në Moskë më 15 korrik.


 

Читайте на сайте