World News in Albanian

Isa Mustafa merr pjesë në mbledhje të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është duke marrë pjesë në mbledhjen e partisë së tij.


Që nga kthimi nga Gjermania, ku ish-kryeministri i vendit ishte për trajtim mjekësor, kjo është paraqitje e parë e tij në publik.


Në fillim të këtij viti, Isa Mustafa, për shkak të problemeve shëndetësore, ishte shtrirë në një spital privat në Prishtinë.


Më 15 janar të këtij viti, ai kishte udhëtuar për në Gjermani, për t'iu nënshtruar disa ekzaminimeve, për një diagnozë të saktë. Atje ai kishte qëndruar për tre muaj.


Mbledhja e LDK-së po mbahet prapa dyerve të mbyllura dhe nuk dihet se për cilat çështje po diskutohet në të.


 

Читайте на сайте