World News in Albanian

Moldavi: Mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë

Mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin moldav, Kishiniev për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike.


Protesta e sotme është në serinë e disa protestave të organizuara kundër Qeverisë, që janë mbështetur nga diaspora rumune dhe moldave.


Protestuesit janë të zemëruar me politikat e Qeverisë që udhëhiqet nga partia Demokratike, në krye të së cilës është miliarderi kundërthënës, Vladimir Plahotniuc.


Duke valëvitur flamurin e Moldavisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit kanë brohoritu slogane të ndryshme si “Poshtë mafia” dhe “Dërgojeni në burg Plahotniucun”.


Kjo protestë është organizuar nga partia për Veprime pro-evropiane dhe Solidaritet, Platforma për Dinjitet dhe të Vërtetën si dhe nga Partia Liberal-Demokrate.

Читайте на сайте