World News in Albanian

Simiq: Mbijetesa e serbëve në Kosovë është e rrezikuar

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq tha se tarifat për mallrat serbe e vendosur nga Prishtina, e vështiron jetën e serbëve në Kosovës dhe se paralajmërimet për masa tjera “në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrezikojnë mbijetesën dhe ekzistencën e popullit serb”.


“Nuk mund ta merrni me mend se çfarë po ndodh në kokat e nxehta në Prishtinë, dhe cilat janë masat e ardhshme të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithëve në veçanti serbëve” ka thënë Simiq për televizionin publik serb.


Sipas tij, ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë, do të ishte edhe një goditje ndaj uljes së tensioneve, pasi të gjithë zyrtarët që e kanë vizituar Kosovën kanë bërë thirrje për paqe.


Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, theksoi se, megjithatë, paqja nuk ka alternativë, por edhe serbët nuk mund të pranojnë shtypjen e cila kërcenon mbijetesën fizike të tyre në Kosovë.


Lidhur me paralajmërimet se do të ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, Simiq tha se me këtë dikush ka vendosur “të mos ketë paqe”.


Ai paralajmëroi se serbët do të vazhdojnë me protesta për të kundërshtuar masat e fundit të institucioneve në Prishtinë.


 

Читайте на сайте