World News in Albanian

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së

Rumania mori të martën presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.


Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton "Uniteti - vlerë e përbashkët evropiane".


Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun.


Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se "Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së".


"Roli kërkon gatishmëri për t'i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t'i vënë shqetësimet e veta në sfond", ka thënë Juncker.


Rumania dhe BE-ja nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun, për të cilin BE mendon se është i ndikuar nga politika dhe se do të minojë luftën kundër korrupsionit.


Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj.

Читайте на сайте