World News in Albanian

Sulmi në Mançester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm

Therja me thikë e tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë, në stacionin e trenave Manchester Victoria në Mançester të Anglisë, po trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm, tha policia britanike.


Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, ndërsa një person 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë.


Në vendin e ngjarjes u gjetën dy thika.


BBC raporton se shërbimet e sigurisë po e ndihmojnë policinë.


Policia e Mançesterit tha të martën se po heton motivin e sulmit.


Tre të plagosurit u dërguan në spital me plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë autoritetet.


Stacioni i  trenave Manchester Victoria u rihap pas incidentit.


Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një postimi në Twitter shprehu solidaritet me të plasgosurit në këtë, siç tha, sulm të dyshuar terrorist.

Читайте на сайте