World News in Albanian

Shembet objekti i një shkolle në Nigeri

Një ndërtesë, në ambientet e së cilës ka qenë një shkollë fillore në qytetin e Nigerisë, Lagos është shembur plotësisht.


Shkolla ka qenë në katin e parë të ndërtesës trikatëshe në ishullin Lagos.


Në disa fotografi janë parë shumë shpëtimtarë duke kërkuar në skenën ku ka ndodhur shembja.


Ende nuk ka informacione për viktima dhe shkaqet e shembjes nuk janë bërë të ditura.


Mediat lokale kanë thënë se ndërtesa e shembur ka qenë bllok rezidencial me një numër të apartamenteve.


Ekipet e emergjencës kanë larguar të plagosurit nga rrënojat. Disa prindër të shqetësuar kanë arritur në skenën e shembjes derisa të tjerë kanë shkuar në spital lokal për të kërkuar fëmijët e tyre.


Zëdhënësi i Agjencisë për Emergjenca, Ibrahim Farinloye, ka thënë se shembja ka ndodhur afër mesditës.


“Besohet se shumë persona duke përfshirë fëmijë, tani janë nën rrënoja”, ka thënë ai.


Rrëzimi i ndërtesave nuk është i zakonshëm në Nigeri.

Читайте на сайте