World News in Albanian

SHBA paralajmëron për tensione të shtuara në Irak

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad lëshoi një alarm të sigurisë për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për "tensione të shtuara" në Irak dhe kundër udhëtimit në këtë vend.


Paralajmërimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit fqinj dhe Shteteve të Bashkuara.


Ambasada amerikane nuk dha detaje për natyrën e kërcënimeve.


Javën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, realizoi një vizitë të papritur në Bagdad.


Vizita u bë pasi Uashingtoni dërgoi një aeroplanmbajtëse dhe një forcë bombarduese në Lindje të Mesme, gjë të cilën zyrtarët amerikanë e përshkruan si përgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit.


"Në rast se Irani vendos t'iu kundërvihet interesave amerikanë - qofshin ata në Irak, Afganistan, Jemen apo kudo në Lindjen e Mesme, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrën e duhur", tha Pompeo në një intervistë për televizionin CNBC.


"Qëllimi ynë nuk është lufta", shtoi ai.


Lexoni edhe këtë: Pompeo niset drejt Brukselit para bisedimeve me Putinin në Rusi

Читайте на сайте