World News in Albanian

Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë romingun nga qershori

Zvogëlimi i tarifave të romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojë të aplikohet më 15 qershor të këtij viti, njoftoi  Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP).


“Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor, 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit RLAH+, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dyja vendeve (pasi do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roming)", thuhet në njoftim.


Sipas të njëjtit, heqja e plotë e tarifave roming për qytetarët e dy vendeve do të bëhet nga 1 korriku, 2021.


Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.


Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.


Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.


Lexoni edhe këtë: Vendet e Ballkanit lëvizin drejt heqjes së romingut

Читайте на сайте