World News in Albanian
Март
2018

Новости за 21.03.2018

Evropaelire.org 

Gazi lotsjellës sërish ndërpren seancën për Demarkacionin

Edhe pse nën masa të shtuara të sigurisë dhe nën zbatimin e masës së kontrollit të secilit deputet, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të katërtën herë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi po zhvillohet nën tensione e masa të shtuara të sigurisë. Hedhja e gazit lotsjellës dhe ndërprerja e seancës në katër rastet kur është provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sarkozy vazhdon të merret në pyetje nga policia

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po merret në pyetje për të dytën ditë me radhë, në lidhje me akuzat se fushata e tij zgjedhore më 2007 ka marrë fonde nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Qaddafi. Pasi ka kaluar natën në shtëpi, Sarkozy është kthyer në stacionin e policisë në Nanterre, në veriperëndim të Parisit, për t'u marrë në pyetje nga zyrtarët e policisë anti-korrupsion. Hetimi gjyqësor ka nisur në vitin 2013, pasi ueb-faqja franceze e lajmeve Mediapart ka publikuar akuzat e biznesmenit francezo-libanez... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulm vetëvrasës në Kabul, dhjetëra të vrarë

Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit. Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i tha Radios Afganistani i Lirë se shumica e viktimave të sulmit janë civilë. Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.  Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.

Evropaelire.org 

Bytyçi: Vuçiq ka identifikuar Gurin si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të mi

Ilir Bytyçi, vëllai i Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçit, të vrarë më 1999 në Serbi, në rrethana të pasqaruara, tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me anëtarët e familjes Bytyçi në vitin 2015 dhe me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Serbi dhe ka thënë se përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të tij është Goran Radosavleviq Guri. Guri ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe  në kohën e luftës në Kosovë dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit - Partia Përparimtare Serbe. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli pranon shkatërrimin e reaktorit të Sirisë në vitin 2007

Ushtria e Izraelit pranoi zyrtarisht se ka shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor në Siri, në vitin 2007. Ajo tha se sulmi në rajonin Deir-al-Zour ka zhdukur "kërcënimin për ekzistencën e Izraelit dhe të të gjithë rajonit". Sipas ushtrisë izraelite, reaktori ka qenë afër përfundimit. Për kohë të gjatë është menduar se Izraeli ka qenë përgjegjës, por ai kurrë nuk e ka pranuar deri më tash. Siria vazhdimisht e ka mohuar se lokacioni i bombarduar ka qenë reaktor bërthamor. Vendimi i... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Samiti SHBA - Kore e Veriut "është i mundur"

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se samiti midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është i mundshëm dhe se duhet të përqendrohet në ndalimin e kërcënimit bërthamor në Gadishullin Korean. Moon planifikon të takojë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e ardhshëm, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë po ashtu se do të takonte Kimin në fund të muajit maj. "Samiti Kore e Veriut - SHBA do të ishte një ngjarje historike", tha Moon. Zyrtarët në Seul thonë se fshati kufitar Panmunxhom... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë hap vend pune në Pragë

Redaksia për Kosovën e Radios Evropa e Lirë kërkon një gazetar/e, në selinë qendrore në Pragë. Gazetari/ja duhet të prodhojë materiale gazetareske në platforma të ndryshme mediale [radio, TV, online, media sociale...], varësisht nga kërkesat programore. Konkursi është i hapur deri më 31 mars 2018 dhe vlen për të gjithë ata që mendojnë se plotësojnë kushtet, për të cilat mund të mësoni më shumë duke klikuar linkun e mëposhtëm. https://www.rferl.org/jobs/detail/BSS1092-1801.html