World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 19.06.2018

Evropaelire.org 

SHBA mund të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të mbajë një fjalim në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pas raporteve se Uashingtoni është duke u përgatitur për t’u larguar nga agjencia. Është raportuar se Pompeos do t’i bashkohet ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë një prezantimi në orën 23:00. Bloomberg dhe agjencia e lajmeve, Reuters kanë raportuar më 19 qershor se Pompeo pritet të njoftojë për largimin e SHBA-së nga Këshilli me bazë në Gjenevë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja mund të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të mbajë një fjalim në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pas raporteve se Uashingtoni është duke u përgatitur për t’u larguar nga agjencia. Është raportuar se Pompeos do t’i bashkohet ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë një prezantimi në orën 21:00. Bloomberg dhe agjencia e lajmeve, Reuters kanë raportuar më 19 qershor se Pompeo pritet të njoftojë për largimin e SHBA-së nga Këshilli me bazë në Gjenevë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi njofton ambasadorët e Kuintit për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ambasadorin britanik, Ruairi O Connell, ambasadorin francez, Didier Chabert,  atë italian, Piero Cristoforo Sardi, zëvendësambasadorin gjerman, Jan Axel Voss dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova. Përmes një komunikate nga Presidenca, është njoftuar se Thaçi ka njoftuar ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia do të hakmerret kundër tarifave tregtare të SHBA-së

Ministri rus i Ekonomisë, Maksim Oreshkin, ka thënë se Moska do të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara për tarifat e vëna në importet e çelikut dhe aluminit. Oreshkin ka thënë përmes një deklarate për media se tarifat shtesë do të prekin produkte të ndryshme amerikane. “Rusia është duke shfrytëzuar të drejtat e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë andaj po prezanton masa balancuese në importet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara”, është cituar të ketë thënë ai. Ai nuk ka përmendur llojin e importeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zvarritjet në Kuvend rrezikojnë funksionimin e organeve të pavarura

Në mungesë të emërimeve nga Kuvendi i Kosovës, disa nga organet e pavarura shtetërore rrezikojnë të mbeten përkohësisht jofunksionale. Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë dy nga këto organe që mund të pësojnë për shkak të zvarritjeve në Kuvend dhe institucione tjera për emërimet e reja. Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare u bëjnë thirrja institucioneve kompetente që sa më parë të bëjnë përzgjedhjen anëtarëve të organeve të pavarura. Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Forcat proqeveritare pushtojnë aeroportin Hudaydah në Jemen

Forcat proqeveritare në Jemen, të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe është raportuar të kenë pushtuar aeroportin në zonën e kontrolluar nga rebelët në Hudaydah. Agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve të Bashkuara, Wam ka thënë se trupat kanë fituar kontrollin e disa pjesëve të mëdha të territorit dhe se dhjetëra rebelë huthi kanë vdekur ose janë plagosur. Javën e kaluar ata kanë nisur një ofensivë masive për të pushtuar qytetin dhe portin e tij. Porti në fjalë është zonë tejet e rëndësishme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Marsh në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale

“Bëhu zëri im”, u quajt marshi i organizuar sot në përkrahje të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ngjarje morrin pjesë qindra qytetarë, përfshirë edhe krerë insistucionalë. (Video dhe Montazhi: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Projektligji kundër Sorosit votohet këtë javë në Hungari

Parlamenti i Hungarisë do të votojë këtë javë projekligjin e ashtuquajtur “Stop Soros”, pa pritur komentet e një paneli të ekspertëve ligjorë, ka njoftuar ministri i Jashtëm i këtij shteti Peter Szijjarto, transmeton Reuters. Votimi pritet të zhvillohet ditën e mërkurë derisa Komisioni i Venecias do të prezantojë të gjeturat e tij ditën e premtë. I pyetur në një konferencë për media në Stokholm, për atë nëse seanca për votim do të mbahet pa komentet e Komisionit, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka thënë se “po... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Armët në botë

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë. Ndërkaq, në Kosovë për 100 banorë ka 12.03 armë zjarri.

Evropaelire.org 

Serbët dhe malazeztë më të armatosurit në rajon

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë. Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë. Më mirë se Kosova është Shqipëria, e cila është e fundit prej shteteve fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë. Sipas organizatës “Small Arms Survey”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia përfshihet nga tensione të reja për komunitetin rom

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka nxitur tensione të reja, duke thënë se kërkon regjistrim të ri të pjesëtarëve të komunitetit rom, duke shtuar se ata që nuk janë italianë më pas duhet të dëbohen. Pas kritikave të shumta, ai ka thënë se qëllimi i tij i vetëm është që të mbrojë fëmijët e këtij komuniteti. Prej kur ka ardhur në pushtet, partia e Salvinit, Liga, së bashku me Lëvizjen Pesë Yjet, ai është fokusuar tejet shumë në çështjen e imigrimit. Javën e kaluar, ai nuk ka lejuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dy të vdekur në Prishtinë - Policia dyshon në vrasje dhe vetëvrasje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë vrarë në rrugën “Fitim Duraku”, në Prishtinë. “Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona, njëri mashkull i vrarë nga arma e zjarrit dhe një femër e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jetë pasi që nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit", thuhet në njoftimin e Policisë, dërguar medieve. Sipas këtij institucioni, hetimet preliminare të kryera tregojnë se dyshohet që fillimisht është plagosur viktima... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Siria kundërshton prezencën turke dhe atë amerikane në Manbixh

Siria ka njoftuar të martën se kundërshton prezencën e forcave turke dhe atyre amerikane në qytetin verior, Manbixh, një ditë pasi ushtarët e të dyja shteteve kanë filluar të patrullojnë në atë zonë, transmeton Rueters. Trupat turke dhe amerikane kanë nisur të hënën patrullime të pavarura përreth linjës që ndan zonat e kontrolluara nga Turqia në veri të Sirisë. Manbixhi kontrollohet nga milicia lokale e lidhur me Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe dominohet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Protestuesit djegin marrëveshjen e emrit

Qindra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Maqedonisë, për të kundërshtuar marrëveshjen për emrin me Greqinë. Ata në shenjë revolte dogjën marrëveshjen, në bazë të së cilës, “Maqedonia e Veriut”, do të jetë emri i ri i shtetit. Deputetët maqedonas ratifikuan fazën e parë të marrëveshjes, por ligjvënësit opozitarë braktisën seancën plenare.

Evropaelire.org 

AKP fiton kontestin gjyqësor ndaj kompanisë irlandeze

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, se e ka fituar në të dy shkallët procesin gjyqësor ndaj kompanisë, ESBI nga Republika e Irlandës. ESBI Consultants Limited, kompani e regjistruar në Irlandë, ishte e angazhuar në menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitet 2004-2006 përmes një kontrate të lidhur me ish- Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. "Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar aktgjykimin me të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Opozita kritikon Qeverinë për moszbatim të MSA-së

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të përparimeve në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Deputetët opozitarë kanë përmendur vonesa, që sipas tyre, janë evidentuar në realizmin e masave që lidhen me kriteret politike dhe ekonomike të MSA-së, si marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian. Në interpelancën me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Marrëveshja për emrin krijon klimë të mirë rajonale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni. Thaçi ka thënë se marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ri, krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit. “Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Evropaelire.org 

Thaçi: Marrëveshja për emrin krijon klimë të mirë rajonale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni. Thaçi ka thënë se marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ri, krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit. “Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Evropaelire.org 

Thaçi dhe Vuçiqi takohen më 24 qershor në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 24 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politik, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Takimi, që do të lehtësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini do të ketë në fokus diskutimin mbi marrëveshjet e arritura deri më tani, sfidat e zbatimin e tyre si dhe hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi ratifikoi fazën e parë të marrëveshjes për emrin

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar nevojën për ratifikimin e marrëveshjes për emrin e cila më pas kalon në komisionin për çështje evropiane, për t'u rikthyer sërish në procedurë parlamentare për miratim, më shumicë të thjeshtë të votave. Marrëveshja më pas i dërgohet për dekretim presidentit, Gjorgje Ivanov, por ai tashmë disa herë ka bërë të ditur se nuk do të vë firmën në një “marrëveshje antikushtetuese që dëmton rëndë interesat kombëtare dhe shtetërore”. Në rast të refuzimit, marrëveshja sërish... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Debati rreth marrëveshjes për emrin përcillet me protestë

Kuvendi i Maqedonisë ka nisur procedurën për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për kontestin shumëvjeçar të emrit. Procedura deri në ratifikimin e dokumentit të arritur të dielën në pjesën e Greqisë, duhet të kalojë në dy fazë. Së pari, nevoja për ratifikimin e marrëveshjes e cila më pas kalon në komisionin për çështje evropiane, për t'u rikthyer sërish në procedurë parlamentare për miratim, më shumicë të thjeshtë të votave. Marrëveshja më pas i dërgohet për dekretim presidentit, Gjorgje Ivanov... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shkëlzen Maliqit i ndalohet hyrja në territorin e Serbisë

Autoritetet e Serbisë i kanë ndalur publicistit Shkëlqen Maliqi hyrjen në vendkalimin kufitar në Merdare. Ai ishte nisur të merrte pjesë në ngjarje kulturore në Beograd. Maliqi tha për Radion Evropa e Lirë se Policia kufitare nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ndalimin e tij. “Nuk më lejuan të kaloj. Me thanë se nuk mund të kaloj nuk më dhanë ndonjë shpjegim. Po ashtu me mua ishte edhe dramaturgu Jeton Neziraj, fotografja Majlinda Hoxha dhe Besa Luci të cilët vendosen të kthehen edhe ata. Ne kemi pasur një tryezë në Beograd... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA do të krijojë forcën hapësinore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi ushtrinë amerikane të krijojë një degë të gjashtë të forcave të saj të armatosura: një forcë hapësinore. Trump tha se ajo do të mbështesë sigurinë kombëtare dhe ekonominë me krijimin e vendeve të reja të punës. “Nuk është e mjaftueshme që të kemi vetëm prani amerikane në hapësirë. Duhet të kemi dominim amerikan në hapësirë”, tha Trump. Ai po ashtu premtoi se SHBA “do t’i rikthejë amerikanët në Hënë” dhe se do t’i dërgojë njerëzit në Mars. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në BE vazhduan kërkesat për azil, edhe pse në numër më të vogël

Sirianë të tjerë, afganë dhe pakistanezë kërkuan azil në Bashkimin Evropian vitin e kaluar, pavarësisht rënies së madhe të numrit të përgjithshëm të aplikuesve. Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit tha në raportin e saj vjetor se numri i njerëzve që kanë kërkuar azil në 28 vende të Bashkimit Evropian, plus Norvegjinë dhe Zvicrën, ka rënë gati për gjysmë, krahasuar me vitin 2016. "Ndërkohë që në vitin 2016 janë regjistruar rreth 1.3 milion aplikacione për mbrojtje ndërkombëtare, numri i tyre ka rënë në rreth 730,000 më 2017"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Minatorët i japin afat Qeverisë për përmbushjen e kërkesave

Minatorët e minierës së Stantërgut sot kanë mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”. Ata i dhanë afat Qeverisë së Kosovës që deri 25 qershor, kërkesat e tyre, të hyjnë në kuadër të draft-statutit të kombinatit. Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e tyre sociale të punëtorëve janë që të njihet stazhi i benificuar i punës, siguria shëndetësore në punë, pensioni të jetë 70 për qind i pagesë dhe disa kërkesa të tjera. Читать дальше...