World News in Albanian
Сентябрь
2018

Новости за 21.09.2018

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon Kinën për blerjen e armëve nga Rusia

Shtetet e Bashkuara i vendosën sanksione ushtrisë së Kinës për shkak të blerjes së avionëve ushtarakë rusë dhe raketave tokë-ajër. SHBA-ja tha se blerjet e tilla janë në kundërshtim me sanksionet e saj mbi Moskën, që janë ndërmarrë në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjes së dyshuar të Moskës në politikën amerikane. Kina, së voni, ka blerë dhjetë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 dhe raketa S-400 nga Rusia. Pekini nuk iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, të ndërmarra nga... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump në OKB, do të flasë për Iranin, Korenë V., rastin Skripal...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të flasë për Iranin, rastin e helmimit Skripal, armët kimike dhe Korenë e Veriut, kur t’iu drejtohet Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme. “Është koha për ne që të kemi diskutime reale dhe kjo do të ndodhë kur presidenti të kryesojë Këshillin e Sigurimit”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Do të jetë takimi më i shikuar i Këshillit të Sigurimit, jam e sigurt”, tha ajo. Trump do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Seksi, droga dhe të emëruarit e Gjykatës Supreme

Procesi i konfirmimit të gjykatësit të emëruar për Gjykatën Supreme të SHBA-së, Brett Kavanaugh, u trondit nga akuzat se ai ka sulmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçe kur ka qenë adoleshent. Por, kjo nuk është hera e parë që i emëruari i presidentit amerikan për Gjykatën Supreme përballet me skandale ose polemika gjatë procesit të konfirmimit. Afro 25% e të emëruarve për Gjykatën Supreme nuk janë konfirmuar nga Senati amerikan për postin e përjetshëm gjyqësor, ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Читать дальше...