World News in Albanian
Октябрь
2018

Новости за 07.10.2018

Evropaelire.org 

Erdogan po pret raportin e hetuesve për vrasjen e gazetarit saudit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se po pret raportin përfundimtar nga hetuesit, mbi vdekjen e gazetarit saudit, i cili vdiq në rrethana misterioze në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Komentet e Erdoganit vijnë pasi burime turke i thanë agjencisë Reuters dhe New York Times se Jamal Khashoggi u vra në misionin diplomatik në Stamboll. Më herët një ndihmës i Erdoganit, Yasin Aktay, i tha Reutersit se autoritetet turke besojnë se një grup prej 15 sauditësh “me shumë gjasë” janë të përfshirë në këtë rast. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hoxhaj kërkon që të përkrahet rezoluta për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se në rezolutën e propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, për dialogun me Serbinë, Kuvendi i Kosovës do të ketë rol aktiv në këtë proces, ashtu siç është kërkuar nga opozita dhe shoqëria civile. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se ky dokument, që është hartuar nga partnerët e koalicionit përcakton edhe temat e panegociueshme në dialogun me Beogradin, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Prandaj, sipas tij, kundërshtimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

VMRO: Zaevi të heqë dorë nga Marrëveshja për emrin, pastaj zgjedhjet

Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me heqjen dorë të kryeministrittë Maqedonisë, Zoran Zaev nga Marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit. “Kryeministri Zaev duhet menjëherë të heqë dorë nga Marrëveshja me Greqinë dhe vetëm atëherë mund të shkohet në zgjedhje dhe populli të vendosë. Pas zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja do të përkrahë formimin e një Prokurorie të re për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori i ri duhet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A po zbehet ideja për ndryshimin e kufijve?

Ndryshimi i kufijve, si një ide që nuk ishte e re, por e cila u aktualizua nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, po vlerësohet se është duke u zbehur ende pa u trajtuar seriozisht nga instancat më të larta të dy shteteve dhe akterëve relevantë ndërkombëtarë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si lehtësuesja kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka dalë me një elaborim të plotë të kësaj ideje. Kurse presidentët e të dyja vendeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të paktën tre të vdekur pas një shpërthimi në kryeqytetin moldav

Zyrtarët në Moldavi thonë se të paktën tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një ndërtesë në kryeqytetin e këtij shteti. Zyrtarët thanë se shpërthimi që ndodhi në orët e vona të 6 tetorit, ka shkatërruar disa banesa në një ndërtesë në Kishiniev. Ata besojnë se shpërthimi ka ndodhur nga një cisternë e gazit. Në këtë shpërthim po ashtu janë plagosur gjashtë persona. Transmetuesi publik Teleradio Moldova ka shfaqur fotografi dhe video nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi, duke e cilësuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Putin do të takohet me Netanyahun

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ai do të takohet “së shpejti” me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve, që prej se një avion ushtarak rus ishte rrëzuar në lindje të Detit Mesdhe muajin e kaluar. Netanyahu dhe Putini kanë folur në telefon dhe janë pajtuar “që të takohen së shpejti për të vazhduar bashkëpunimin e rëndësishëm ushtarak”, tha kryeministri izraelit, duke mos dhënë më shumë detaje se kur mund të ndodhë ky takim. Putini... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të ardhurat për kokë banori në Kosovë, më të ulëtat në rajon

Republika e Kosovës vazhdon të ketë vlerat më të ulëta të Bruto Produktit Vendor (BPV) për kokë banori, krahasuar me vendet e rajonit. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, Bruto Produkti Vendor për vitin 2017 ishte mbi 6.4 miliardë euro, kurse Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind. Bruto Produkti Vendor është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pompeo thotë se ka pasur bisedime “produktive” me Kimin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka lavdëruar diskutimet “produktive” me udhëheqësin verikorean Kim Jong Un në Phenjan. Denuklearizimi dhe një samit tjetër ndërmjet Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump pritet që të jenë temat kryesore në takimin e sotëm. “Kam pasur udhëtim të mirë për në Phenjan ku do të takohem me udhëheqësin Kim”, ka shkruar Pompeo në Twitter. “Ne vazhdojmë të bëjmë përparim mbi marrëveshjet e arritura në samitin e mbajtur në Singapor”, ka shkruar tutje Pompeo. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Parlamenti i Iranit miraton ligjin kundër financimit të terrorizmit

Parlamenti iranian ka miratuar një ligj që ka për qëllim të sjellë më afër standardeve ndërkombëtare ligjet e këtij shtetit, dhe t’i lejojë Republikës Islamike që të bashkohet në konventën e OKB-së kundër financimit të terrorizmit, e njohur me shkurtesën CFT. Në seancën e 7 tetorit, 143 ligjvënës votuan pro këtij ligji, 120 kundër dhe pesë deputetë abstenuan. Megjithatë, ky ligj po ashtu duhet të miratohet nga trupi më i lartë në vend fetar, Këshilli i Mbrojtësve, përpara se të hyjnë në fuqi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtesat për fëmijë, në një të ardhme të afërt

Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë. Në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të dy koncept-dokumenteve, një që ka të bëjë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe tjetri për rregullimin e fushës së pensioneve. “Me aprovimin e këtyre dy koncept-dokumenteve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zyrtarët turq besojnë se gazetari i zhdukur është vrarë në Konsullatën saudite

Është rritur shqetësimi rreth fatit të një gazetari të njohur saudit, i cili konsiderohet i zhdukur që prej 2 tetorit, pasi ai kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Mediat kanë cituar burime turke të kenë thënë se ata besojnë se gazetari Jamal Khashoggi, kritik i Princit të Kurorës Mohammad bin Salam, është vrarë në ndërtesën e misionit diplomatik. Një zyrtar i paidentifikuar ka thënë se ai është vrarë nga një ekip saudi, i dërguar “në mënyrë të posaçme për vrasjen” e gazetarit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Talibanët sulmojnë një qark në Afganistanin Qendror

Të paktë shtatë zyrtarë policorë janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët talibanë në provincën qendrore afgane Wardak, thanë zyrtarët. Talibanët i kanë vënë flakën një ndërtese qeveritare në qarkun Sayeed Abad, ku kanë vrarë shefin e policisë dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, tha zëdhënësi i guvernatorit provincial. Zëdhënësi Abdul Rahman Mangal, tha se talibanët kanë shkatërruar pikat e kontrollit dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike për disa pjesë të qytetit. Forcat e sigurisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Votimet në zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë

Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë në zgjedhje. Ata do të zgjedhin liderët e presidencës tri-palëshe të vendit, deputetët e legjislaturës së re dhe përfaqësuesit e rinj të kantoneve. (Video: Shërbimi i Ballkanit i REL-it)

Evropaelire.org 

Afaristët, kundër organizimit të zgjedhjeve të parakohshme

Afaristët në Maqedoni janë shprehur kundër idesë së kryeministrit Zoran Zaev për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi siç kanë theksuar ata, një gjë e tillë do të bllokojë zhvillimin e biznesit. Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë konsiderojnë se nëse organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, goditje më të madhe do të marrë sektori privat. Këto reagime vijnë pas qëndrimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “nëse dështojnë bisedimet me opozitën për të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Letoni zgjedhjet i fiton një parti e afërt me Rusinë

Një parti miqësore me Rusinë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Letoni. Partia Harmonia, që ka mbështetjen e shumicës së minoritetit rusishtfolës në këtë shtet të Baltikut, ka fituar 19,9 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, thuhet në rezultatet përfundimtare. Autoritetet zgjedhore kanë thënë sot se dy partitë populiste, që mund të jenë partnerë të partisë Harmoni, partia KPV LV dhe Partia e Re Konservatore, kanë fituar 14,1 për qind, respektivisht 13,6 për qind të votave. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zgjedhje në Bosnje dhe Hercegovinë

Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat vijnë pas një fushate zgjedhore, kryesisht të fokusuar në ndarjet e thella etnike dhe jo në adresimin e problemeve ekonomike dhe korrupsionin në këtë vend të Ballkanit. Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin sot liderët e presidencës tri-palëshe, si dhe përfaqësuesit në parlament dhe kuvendet e kantoneve. Vendvotimet u hapën në ora 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 3,3 milionë qytetarë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sfidat me të cilat përballen studentët

Studentët në Kosovë kanë nisur vitin e ri akademik. Ata për Radion Evropa e Lirë tregojnë sfidat me të cilat po përballen. Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit janë pranuar 8,411 studentë të rinj në 13 fakultete.