World News in Albanian
Декабрь
2018

Новости за 26.12.2018

Evropaelire.org 

Trump realizon vizitë të papritur në Irak

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump kanë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Irak, duke i vizituar trupat amerikane për Krishtlindje. Ata kanë udhëtuar “vonë në natën e Krishlindjes” për të falënderuar trupat “për shërbimin, suksesin dhe sakrificën e tyre”, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Trump ka thënë se SHBA-ja nuk ka plan të largojë forcat nga Iraku, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Kjo vizitë ka ardhur disa ditë pas Jim Mattis... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Afganistan

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, të planifikuara të mbahen në prill, do të shtyhen për disa muaj, në mënyrë që t'i jepet kohë rregullimit të disa problemeve teknike që u paraqiten gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit, thanë zyrtarët afgan. “Duhet më shumë kohë për të verifikuar listat e votimit dhe për të trajnuar personelin” tha Abdul Aziz Ibrahimi, zëdhënës i Komisionit të Pavarur zgjedhor. Zgjedhjet parlamentare ishin të “çrregulluara” pasi anëtarët e stafit të komisionit zgjedhor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Organizatat për mbrojtjen e mediave i shkruajnë letër Edi Ramës

Katër organizata ndërkombëtare për media, i bën thirrje të mërkuren qeverisë së Shqipërisë, të tërhiqet nga dy projektligje për mediat në internet. Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe Pen-i Ndërkombëtar, u kërkoi atyre të tërheqin këto projektligje. Organizatat u kërkuan autoriteteve shqiptare që në përpilimin e ligjeve të përfshijnë edhe gazetarët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Banja Llukë: Vazhdojnë protestat "Drejtësi për Davidin"

Në Banja Llukë është mbajtur një protestë e re “Drejtësi për Davidin” përmes së cilës po kërkohet të zbardhen rrethanat e vdekjes së 21-vjeçarit, David Dragiçeviq, i cili u zhduk në natën e 18 marsit 2018, dhe trupi i tij u gjet gjashtë ditë më vonë. Babai i tij Davori, pretendon se Davidi ishte “rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë nga pjesëtarët famëkeq të Ministrisë së brendshme të Republikës Serbe”. Policia ka deklaruar se bëhet fjalë për vrasje. Protestuesit po ecnin në rrugën në të cilën kishte shkuar Davidi natën e 18 marsit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Analistët, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Analistët në Maqedoni thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është në interes as të partive politike në pushtet, të cilat presin të bëhen të dukshme rezultatet e politikave të Qeverise pasi të përfundojë procesi i zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, e as në favor të opozitës maqedonase, e cila tani është më shumë se kurdoherë e përçarë. Ideja për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është diskutuar në opinion si mundësi për të arritur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Izraeli miraton ligjin që lejon eksportin e marihuanës mjekësore

Parlamenti izraelit në mënyrë unanime miratoi një ligj që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i lejuar vendit të bëhet pjesë e tregut fitimprurës global. Izraeli do të bëhet vendi i tretë, pas Holandës dhe Kanadasë, që e bënë kanabisin mjekësor global, transmeton AP.  Kompania izraelite për prodhimin e kanabisit mjekësor “iCAN” parashikon se industria globale do të arrijë 33 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme, meqë stigma do të zbehet si dhe do të rritet kërkesa ndaj vendeve të certifikuara për eksport. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Këtë fundvit amerikanët shpenzuan më shumë se viteve të kaluara

Amerikanët këtë fundvit shpenzuan më shumë se viteve të kaluara.  Blerjet e amerikanëve janë rritur, duke shënuar rekordet më të larta, në gjashtë vjetët e fundit. Ekonomia e fuqishme ka qenë nxitje për këtë rritje, shkruan AP. Sipas të dhënave të “Mastercard SpendingPulse”, shitjet me pakicë u rriten 5.1 përqind midis 1 dhe 24 dhjetorit, krahasuar me vitin e kaluar. Mastercard thotë se shitjet e përgjithshme, këtë vit, arritën në 850 miliardë dollarë Shitjet në internet vazhduan të shënojnë rritje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rashiq: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës si instrument

Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim të një grupi politik, Listës Serbe, që nuk po bën asgjë pozitive për popullin serb, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mandatin e kaluar qeveritar, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste. Ai thekson që Beogradi zyrtar po i përdorë serbët e Kosovës si instrument për pozicionim para dialogut, por edhe për arsye të tjera. Pavarësisht se të dyja palët janë në kurse të ashpra... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Grevë 24 orëshe e institucioneve shëndetësore në Kosovë

Në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet, sot është duke u mbajtur grevë 24-orëshe e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. Kryetari i Federatës, Blerim Syla, ka thënë se kërkesa e tyre e vetme është miratimin i projektligjit të ri për Pagat sipas kërkesave të tyre. *Jo vetëm mjekë specialistë, por edhe ata familjarë po ikin nga Kosova Kryesia e sindikalistëve të shëndetësisë kanë deklaruar se grevës i janë përgjigjur të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe deri më tani gjithçka ka qenë në rregull. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi: Kosova e vendosur për marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u është adresuar sot deputetëve të Kosovës në fjalimin e tij vjetor. Presidenti Thaçi ka folur për të rriturat dhe sfidat e Kosovës para deputeteve të partive në pushtet, pasi partitë opozitare e braktisën seancën. Ai fillimisht si çështje suksesi ka përmendur faktin e miratimit të tri ligjeve për Ushtrinë e Kosovës. “Jam ndjerë veçanërisht i lumtur dhe krenar që tek unë kanë arritur për dekretim tri ligjet me të cilat hapet rruga që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet ushtri e Kosovës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurani për të verbrit

Ka tre vjet që Albert Bardhi nga Gllogoci, i cili është i verbër, lexon Kuranin në gjuhën shqipe të shkruar me alfabet Braj. Ky Kuran është botuar në vitin 2007 për personat e verbër në Kosovë, që i takojnë besimit islam.

Evropaelire.org 

Një gazetar rus u dënua me gjashtë vjet burg

Një Gjykatë në Rusi e dënoi më gjashtë vjet burg gazetarin, Aleksandar Valov, pasi e shpalli fajtor për zhvatje. Gazetari Valov i ka mohuar akuzat. Aleksander Valov që ishte themelues dhe shef i blogut "BlogSochi", i cili tani nuk është më në funksion, është dënuar nga gjykata e qarkut në Lazarev, në Soçi, më 26 dhjetor. Gjyqi e urdhëroi të paguajë rreth 10 mijë dollarë. Lexoni edhe këtë:  Së paku 251 gazetarë të burgosur në mbarë botën, Turqia kryeson listën Valov u arrestua në janar, nën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ukraina i jep fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi fundin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit ,që u imponua muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase në Detin e Zi. "Sot, përfundon gjendja e luftës. Ky është vendimi im kryesor", tha Poroshenko gjatë një takimi të kabinetit ushtarak në Kiev, më 26 dhjetor. Poroshenko tha se kishte ndërmarrë këtë vendim "bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të situatës së sigurisë në vend".  * Rusia kërkon ulje të tensioneve në Ngushticën Kërç Më 26 nëntor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vritet një politikan pakistanez

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar, hapën zjarr ndaj një politikani pakistanez jashtë shtëpisë së tij në qytetin Karaçi të Pakistanit, në mbrëmjen e 25 dhjetorit, përpara se të iknin nga vendi i ngjarjes Ish-ligjvënësi Ali Raza Abidi, 46 vjeç, u plagos rëndë gjatë sulmit dhe më vonë vdiq në një spital, u tha gazetarëve, oficeri i policisë Javed Alam Odho. Abidi ishte i vetëm në makinën e tij kur ndodhi sulmi, thonë autoritetet, duke shtuar se një kontroll pas vdekjes tregoi se ai kishte katër plagë plumbash. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hoxha viziton familjet katolike në darkën e Krishtlindjes

Familjen Halilaj nga Bardhaniqi i Gjakovës e ka gëzuar vizita e imamit të fshatit Jabllanicë e Madhe nga Peja, Sadri Zekaj, për darkën e Krishtlindjes. Fotografia e hoxhës, i ulur afër një kryqi të varur në mur gjatë darkës së Krishtlindjes, është shpërndarë shumë shpejt në mediat sociale. Imami Zekaj tha për Radion Evropa e Lirë se kjo nuk është vizita e tij e parë që i bën një familjeje të besimit tjetër, pasi që disa vite me radhë shkon në darkat e Krishtlindjes te familje të ndryshme të besimit katolik që jetojnë në rajonin e Pejës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani po zhvillon bisedime me talibanët

Irani ka zhvilluar bisedime me talibanët afgan, me njohuri të qeverisë së Afganistanit, kanë njoftuar mediat iraniane, duke cituar zyrtarë të sigurisë. Bisedimet vijnë vetëm pasi disa ditë më parë grupi militant mori pjesë në rifillimin e negociatave për paqe me të dërguarin e SHBA-së në Abu Dhabi. Ali Shamkhani, sekretar I Këshillit Nacional të Sigurisë së Iranit, tha se bisedimet ndërmjet Iranit dhe talibanëve janë mbajtur “për të ndihmuar në frenimin e problemeve të sigurisë në Afganistan”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia teston një armë të re supersonike

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike. Presidenti, Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes. Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor, informon AP. Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes. Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mblidhet ekipi negociator, më 8 janar shkon në Bruksel

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ekipi negociator për dialog me Serbinë, kanë zhvilluar takimin e parë të përbashkët për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të fazës finale të bisedimeve në Bruksel, që po lehtësohen nga Bashkimi Evropian. Takimi ishte thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Aty kanë marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lirohet Dragiçeviq, vazhdojnë protestat në Sarajevë dhe Beograd

Autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës kanë liruar nga paraburgimi Dovar Dragiçeviq, arrestimi i të cilit ngriti tensione në vend. Dragiçeviq, tash e sa kohë, po organizon protesta për të kërkuar të vërtetën rreth vdekjes së djalit të tij, David Dragiçeviq.  Policia arrestoi Dragiqeviçin, të martën, mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim për sigurinë. Disa persona të tjerë gjithashtu u arrestuan, duke përfshirë disa politikanë të opozitës. Mbështetësit e familjes u mblodhën në protestë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia kërkon ulje të tensioneve në Ngushticën Kërç

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të mërkurën se shpreson që shtetet Perëndimore nuk do të marrin pjesë në ato që ministria i ka cilësuar si “provokime” të Ukrainës afër Ngushticës Kërç, si dhe ka kërkuar nga Perëndimi ta mbajë Kievin larg përshkallëzimit të tensioneve në këtë zonë, transmeton Reuters. Javën e kaluar, Ukraina ka thënë se planifikon të dërgojë anije luftarake në Detin Azov përmes Ngushticës Kërç, pavarësisht pse Rusia i ka aneksuar tri anije dhe stafin që ka qenë në to, në muajin nëntor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tre ushtarë plagosen teksa sistemet siriane rrëzojnë raketat izraelite

Media shtetërore siriane ka thënë se sistemet e Sirisë për mbrojtje kanë rrëzuar disa raketa izraelite, pas një vale të sulmeve që kanë lënë të plagosur tre persona. Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA ka raportuar më 25 dhjetor se shumica e raketave të nisura nga aeroplanë izraelitë janë ndaluar para se të arrijnë shënjestrat e tyre. “Sistemet tona të mbrojtjes janë përballur me raketat armiqësore të nisura nga aeroplanë luftarakë të Izraelit, duke ulur poshtë shumicën prej tyre para se të arrijnë shënjestrat fillestare”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj kritikon kompanitë për çmimet e larta të naftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kompanitë importuese të derivateve të naftës, për ngritjen e çmimit në treg. “Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. Ai ka rikujtuar se çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Japonia do të rifillojë gjuetinë e balenave

Japonia ka thënë se në muajin korrik do të rifillojë shitjen e mishit të balenave, një hap që pritet të nxisë kritika ndërkombëtare. Ky shtet ka thënë se do të largohet nga Komisoni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenave (IWC). Gjuetia e balenave është ndaluar nga Komisioni përgjegjës më 1986, pasi disa gjitarë kanë rrezikuar të zhduken. Mirëpo zyrtarët në Japoni që janë pjesë e Komisionit për Gjueti të Balenave nga viti 1951 kanë thënë se konsumimi i mishit të balenës është pjesë e kulturës së shtetit të tyre. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sicilia goditet nga një tërmet i ri

Një tërmet i shkallës 4.8 ka goditur Sicilinë, afër malit vullkanik më aktiv në Evropë, Etna, duke plagosur të paktën dy persona, kanë raportuar mediat italiane. Disa ndërtesa është raportuar të jenë dëmtuar, në atë që është cilësuar si një prej dhjetëra lëkundjeve, prej kur Etna është aktivizuar të hënën. Hiri vullkanik ka mbuluar fshatrat e afërta teksa fluturimet prej dhe nga aeroporti i Katanias janë ndalur përkohësisht. Disa persona që kanë qenë në zonat malore janë udhëzuar që të largohen menjëherë nga ato pjesë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Militantët e IS-it marrin përgjegjësinë për sulmin në Tripoli

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka pretenduar të jetë përgjegjës për sulmin në ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli, që ka rezultuar me tre persona të vdekur dhe të paktën 20 të tjerë të plagosur. Sulmi i 25 dhjetorit në ndërtesën e ministrisë ka nisur pas shpërthimit të një makine-bombë si dhe sulmeve me armë zjarri nga tre persona të tjerë. Dy prej tyre kanë hyrë në ndërtesë dhe kanë kryer sulme vetëvrasëse derisa personi i tretë është vrarë nga rojet e sigurimit. Militantët e IS-it kanë thënë se janë përgjegjës për sulmin... Читать дальше...