World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 21.01.2019

Evropaelire.org 

Institucionet arsimore vazhdojnë grevën në Kosovë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka njoftuar se të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në javën e dytë të grevës. Në një komunikatë për media kjo Sindikatë ka kërkuar që të mos iu bëhet presion grevistëve. "SBASHK ka përcjell me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pakistani nis fushatë masive për vaksionim kundër poliomielitit

Pakistani ka nisur një fushatë kombëtare të vaksionimit kundër poliomielitit, në kuadër të zotimeve qeveritare për ta zhdukur këtë sëmundje deri në fund të vitit 2019. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Rana Safdar ka thënë më 21 janar se fushata e fundit do të shënjestrojë më shumë se 39 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare dhe përfshin më shumë se 260,000 punëtorë shëndetësorë. Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tri shtetet e vetme në botë, ku sëmundja e poliomielit është ende në shkallë endemike. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Australi: Gjashtë persona arrestohen për vjedhje të qumështit për foshnja

Policia australiane ka thënë të ketë arrestuar gjashtë anëtarë të një grupi të zgjeruar kriminal, i cili ka vjedhur qumësht të foshnjave për ta shitur atë në mënyrë ilegale në Kinë. Sipas policisë, vetëm në 12 muajt e fundit mendohet se kjo formulë për foshnja është vjedhur në vlerë të më shumë se 720,000 dollarëve amerikanë. Mirëpo ky grup është thënë të ketë vepruar për “vite të tëra”. Qumështi australian është emëruar “ari i bardhë” në Kinë, sepse është menduar se ka kualitet më të mirë në krahasim me prodhimet lokale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Grupi militant i lidhur me Al-Kaidën merr përgjegjësinë për sulmin në Mali

Militantët e grupit ekstremist, Nusrat al-Islam, të lidhur me Al-Kaidën kanë thënë se janë përgjegjës për sulmin ndaj misionit në Kombeve të Bashkuara në Mali, duke lënë të vdekur të paktën 10 pjesëtarë të OKB-së nga Çadi derisa 25 të tjerë janë plagosur. Grupi ekstremist e ka bërë këtë njoftim përmes platformës Telegram më 21 janar. Aty është thënë se sulmi i kryer më 20 janar në qytetin Aguelhok, është përgjigje ndaj marrëdhënieve diplomatike të presidentit të këtij shteti, Idriss Deby me Izraelin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike në dekada

Ekonomia e Kinës ka vazhduar të shënojë rënie në çerekun e fundit të vitit 2018, duke nxitur shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky rezultat në ekonominë globale. Sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia është rritur për 6.4 për qind në krahasim me 6.5 për qind sa ka qenë në çerekun e tretë. Statistikat kanë treguar se gjatë gjithë 2018-ës, ekonomia e Kinës është rritur në 6.6 për qind, njëherësh shifra më e ulët nga viti 1990. Këto të dhëna kanë qenë të përafërta me parashikimet... Читать дальше...